Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 12 July 2023
Kuvendi Komunal i Rahovecit shkarkoi kryesuesin, Defrim Kafexhiun, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje në komunën që udhëhiqet nga kryetari Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Nga 27 anëtarë prezentë në këtë seancë të jashtëzakonshme, 16 votuan pro shkarkimit të Kafexhiut, dhjetë ishin kundër ndërsa një abstenoi.
Në fjalën e tij para votimit, Kafexhiu deklaroi se nuk ka arsye për ta shkarkuar atë përpos që Latifi kërkon të jetë, edhe kryetar Komune, edhe kryesues i Kuvendit Komunal, shkruan kp.
AAK, që fitoi 12 mandatë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Asamble, arriti të mbledh rreth vetes për këtë mocion edhe katër asamblistë të tjerë për të formuar shumicën prej 16 votash. Këta që iu bashkuan AAK-së, Kafexhiu i akuzoi se e bënë për interesa personale
Kafexhiu pati akuza të rënda ndaj Latifit duke thënë se kërkon një kryesues të Kuvendit që e dëgjon atë se si duhet të sillet në seanca.
“Kryetari është i zgjedhur me shumicën e votave dhe i dal prej zgjedhjeve të rregullta, ama kryetari po do me votat e veta të udhëheq edhe Kuvendin. Duhet të mësoj dallimin. Duhet të mësoj rëndësinë e Kuvendit, duhet të mësojë rëndësinë e të zgjedhurve të tjerë, sepse ne nuk jemi emëruar prej tij sepse qytetarët votuan edhe për Kuvendin, andaj duhet respektuar.
E di që arsyeja për shkarkim është vetëm forma e qeverisjes së kryetarit, nuk po do me pas një organ institucional që ai të mos e diktojë, ai do një kryesues që e dëgjon kujt e tek me ia dhënë fjalën, kur t’i nxjerrë pikat në votim, e kur me mbyll seancën. Ai do me qenë edhe kryetar Komune dhe kryesues i Kuvendit, kjo është e pa tolerueshme”, deklaroi Kafexhiu.
Nismëtarja e këtij mocioni, AAK, në arsyetimin e saj tha se Kuvendi mund të funksionojë më mirë me një kryesues tjetër, por kundër kësaj u shprehën LVV dhe LDK.
Shefi i asamblistëve të AAK-së, Hasan Përboqi, në fjalën e tij tha se nuk kanë asgjë personale me Kafexhiun, por është një proces demokratik dhe po bëjnë veprimin e nevojshëm në interes të zbatimit më të mirë të programit politik me të cilën i kanë fituar zgjedhjet më 2021.
“Për të pasur funksionim edhe më të mirë, për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme e më funksionale që mundëson zbatimin edhe më efikas të programit qeverisës të fituesit të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, në këtë frymë për të vënë në shërbim të rrethanave për të jetësuar sa më mirë programin qeveris i cili u dedikohet qytetarëve tanë kemi ardhur në përfundim se kjo përpjekje është për të mundësuar një zhvillim normal politik i cili rrit edhe më shumë përkushtimin e rolit të Kuvendit”, deklaroi Përboqi.
Në anën tjetër, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Leonard Morina, deklaroi se pozita në Rahovec po tregon mosdurim ndaj vlerave profesionale e intelektuale që i zotëron Defrim Kafexhiu.
“Para dy vitesh keni filluar procesin e shkarkimit të kryesuesit, për arse të vetme se ai nuk është nga radhët e AAK-së, duke joshur asamblistë nga subjekte të tjera nëpërmjet favoreve të ndryshme që t’ju bashkëngjiten juve si sasi por jo edhe si cilësi. Kërkoj nga delegatët nënshkrues të kërkesës të këtij mocioni të tregojnë se në cilat raste e ka shkelur rregulloren kryesuesi… Kjo është një mënyrë klasike për të kontrolluar gjithçka, për të sunduar dhe kontrolluar edhe Kuvendin, si organ më i lartë në nivel lokal”, tha Morina.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur kundër shkarkimit, duke thënë se po bëhet për të kënaqur kryetarin Smajl Latifi.
“Është për keqardhje kur në arsyetim nuk ka asnjë vërejtje por o duhet të thirret mocion. Mocioni ka një arsyetim, ka një bazë dhe ka një qëllim të përmirësimit përmes një ndryshimi. Nuk po shoh që ka qëllim përmirësimi përmes një ndryshimi por ka qëllime të kënaqjes së kryetarit që kur të thotë ndale seancën me pas një kryesues që e ndal seancën, lëshojë seancën ta lëshojë seancën..
Nuk ka të bëjë me ecurinë e Asamblesë komunale, nuk ka të bëjë me mos punë për Asamble komune, ose të shkeljes së demokracisë”, tha Burim Krasniqi, shef i asamblistëve të LDK-së.
Kuvendi Komunal i Rahovecit pritet të mblidhet gjatë ditës për të zgjedhur kryesuesin e ri.

Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...