Lajme

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë, Fehmi Kupina

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 June 2023

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë, Fehmi Kupina, është shkarkuar sot nga detyra.

26 asamblistë votuan pro shkarkimit të tij, ndërsa një kundër. Një tjetër nuk mori pjesë në votim.

Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës kanë ngritur padi ndaj kryetari Përparim Rama.

-Advertisement-

Njoftimi u bë nga asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla. Duke folur në emër të opozitës, Sveçla tha se Kuvendi do të ketë bllokadë.

“E denoncojmë publikisht Përparim Ramën për thyerje të ligjit sa i përket ndërmarrjeve publike. Ky kuvend nuk do të funksionojë siç ka funksionuar më parë sepse do të ketë bllokadë. Nuk e di pse ka asamblistë, kur kryetari mundet t’i bllokojë vendimet e kuvendit. Përparim Rama ka qenë pro shkarkimit të ndërmarrjeve publike, sepse bashkë kemi biseduar për këtë gjë, kurse pas seancës së 8 qershorit do e bllokon procesin. Ky është Përparimi juaj. Këtu nuk përfundon. Beteja do të vazhdojë”, tha Sveçla para kuvendit.

Asamblistët opozitarë po ashtu filluan të bëjnë zhurmë duke goditur tavolinat, kur kryetari Përparim Rama filloi fjalimin e tij. Ata më pas lëshuan sallën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera