Lajme

Shkarkohet kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 31 January 2019

Në mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal

Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK si dhe me votat e gjithsej 19 asambleistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje u shkarkua kryesuesi i kuvendit Jeton Ujkani.

Ujkani ka qenë në AKR por pak javë më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga këshilltarët komunalë të PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera