Lajme

Shkarkohet kryeshefi i ARC-së, Bekim Hoxha

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 25 May 2021

Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha është shkarkuar sot nga kjo pozitë me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Burimet e IndeksOnline brenda ministrisë kanë thënë se Hoxha është shkarkuar pasditen e së martës.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij shkarkimi mirëpo para disa ditë kreu i MPB-së kishte anuluar një tender në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese.

-Advertisement-

Ky tender ishte hapur në kohën sa në krye të MPB-së ishte Agim Veliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera