Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë së Policisë për Kufirin Vlorë pas tragjedisë në Himarë

Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 03 August 2022
Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:
Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;
Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;
Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;
Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;
Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.
Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eleminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, informon policia sot rreth orës 23:00.
Policia e Shtetit shprehu familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta./Oranews
TĂ« tjera
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
âBĂ«ni gati valixhet pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« shtĂ«pitĂ«â, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
 Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse nĂ« Krime kanĂ« shpallur njĂ« âsituatĂ« emergjenteâ nĂ« veri tĂ« g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve  do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesĂ«fish mĂ« e shtrenjtĂ« â KEDS bĂ«n kĂ«tĂ« veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...
-
Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin C...
-
Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran ...
-
Zana Avdiu tregon se çfarë do të kishte vepruar po ta kishte pushtetin në dorë
Aktivistja, Zana Avdiu, tashmë njihet për si një nga femrat e cila lufton për...
-
SHBA-ja teston raketĂ«n balistike ndĂ«rkontinentale âMinuteman 3â
Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë m...