Lajme

Shkarkohet edhe Kryeshefi i NPL”Hortikultura” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 12 July 2022

Asambleistja e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka bërë të ditur e sot u shkarkua edhe Kryeshefi i NPL”Hortikultura”, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se tek “Hortikultura” SH.A ka mospërputhje të të dhënave të prezantuara për vitin 2020 në shumën prej mbi 1 milion euro.

Postimi I plotë:

-Advertisement-

Një lajm tjetër i mirë për Prishtinën pas ndryshimit në KRM” Pastrimi” sot u shkarkua edhe Kryeshefi i NPL”Hortikultura”.

Raportet e Auditorit Gjeneral nuk mund të mos konsiderohen. Dy këto ndêrmarrje kishin opinion të kundër të ZKA-së. Për ata që nuk kanë njohuri të Audititimit – Opinioni  i kundërt – jepet në rastet kur auditori nuk ka mundësi të formoj një opinion për shkak të mospërputhjeve që janë aq thelbësore të pasqyrave financiare, sa që këto mospërputhje sa pasqyrat financiare të prezantuar nuk përputhen në asnjë mënyrë.

🔴Tek KRM “Pastrimi” ka mospërputhje të të dhënave të prezantuara për vitin 2020 në shumën prej mbi 1 milion euro.

🔴 Tek “Hortikultura” SH.A ka mospërputhje të të dhënave të prezantuara për vitin 2020 në shumën prej mbi 1 milion euro.

Të gjitha këto fakte dhe argumente në mënyrë më detale janë të paraqitura në raportet e auditimit të këtyre ndërmarrjeve publike.

Ndërmarrjet publike të qytetit meritojnë qasje menaxheriale që rritë vlerën tyre dhe jo vlerën e pasurive të menaxherëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera