Lajme

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës dhe suspendohet një anesteziolog

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 22 November 2018

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Hamzë Berisha, është shkarkuar të mërkurën nga pozita e drejtorit për shkak të performancës jo të mirë. Bashkë me të është suspenduar edhe anesteziologu Imer Sejdiu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky i fundit është suspenduar shkaku i mungesës në vendin e punës. Vendimin për shkarkimin e Berishës e ka marrë Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Hamzë Berisha më nuk do ta ushtrojë pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Pas shkarkimit të tij nga kjo pozitë, ai është caktuar mjek specialist në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

-Advertisement-

Lajmin për shkarkim e ka konfirmuar vetë Berisha në një bisedë për gazetën.

“Është marrë një vendim dhe arsyet janë të cekura në atë vendim. Unë e kam anën ligjore që të bëj ankesë pas këtij vendimi, dhe pas kësaj ankese do të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka deklaruar Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera