Lajme

Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 05 September 2022

Është shkarkuar drejtoresha e arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmani.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka thënë se shkarkimi i saj ka ndodhur për shkak të nepotizmit në një konkurs.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me kryetarin e kësaj komune dhe me drjetoreshën e sapo shkarkuar të arsimit, Selvije Sylejmanin, por asnjëri nuk u është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Kujtojmë që sot Sylejmani për Infokus ka konfirmuar që në këtº komunë nuk ka filluar procesi mësimor duke treguar se është mbajtur edhe një takim me këshllin e prindërve.

Sylejmani ka thënë se në shkolla në ndërrimin e paradites nuk është mbajt mësimi e që pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me orarin e pasdites.

“Deri më tani asnjë shkolle nuk ka filluar mësimin, në asnjë shkollë në Gjilan me aq sa kemi ne informata. Jemi duke u munduar të kuptojmë se a do mbahet mësimi në shkollat që fillojnë mësim pasdite pasi gjatë të enjtes dhe të premtes dy shkolla fillore kanë mbajtur mësim të rregullt. Mësimi që fillon prej orës 13:00 nuk jemi ne dijeni se a do mbahet mësimi a jo ne këto dy shkolla për sot , pas kërkesës nga këshilli i prindërve ne do mbajmë një takim me ta”, ka thënë për Infokus Sylejmani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera