Shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë për 21 për qind që nga shpallja e pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 01 May 2021
Papunësia në Kosovë është një nga sfidat kryesore edhe pas 13 vitesh pavarësi, megjithatë Kosova ka shënuar progres të madh në uljen e shkallës së papunësisë për këtë periudhë kohore.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2008 kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, shkalla e papunësisë ka qenë 45 për qind, ndërsa kjo shifër ka rënë ndër vite.
Në vitin 2012 në Kosovë, shkalla e papunësisë kishte rënë në 30,9 për qind, ndërsa në vitin 2013 ne 30 për qind.
Rritje të shkallës së papunësisë Kosova ka përjetuar në vitin 2014 kur ajo shkoi në 35,3 për qind për të vazhduar rënien në vitin 2015 në 32,9 për qind e pastaj në vitin 2016 në 27,5 për qind, shkruan Metro.
Në vitin 2017, shkalla e papunësisë sërish u rrit në 30,5 për qind, për të rënë sërish edhe më shumë në 29,6 për qind në vitin 2018 dhe në 25,7 për qind në vitin 2019.
Shkallën më të ulët të papunësisë Kosova e përjetoi në vitin që lamë pas kur 24,6 për qind e popullësisë u regjistruan si të papunë, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë raporti me vitin 2021 si vit i krizës shëndetësore me pandeminë COVID-19 e cila reflektoi edhe në krizë ekonomike që u përkthye në humbje të vendeve të punës.
Raportohet se nga fillimi i pandemisë në Kosovë e kanë humbur vendin e punës rreth 60 mijë qytetarë, ndërsa trendi negativ po vazhdon ende.
Sot, me moton “Punëtore e punëtorë kundër shtypjes”, kanë marshuar dhjetëra qytetarë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj trajtimit të punëtorëve në Kosovë.
Nënkryetari i Sindikatës së Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, para protestuesve tha se Kosova është një nga shtetet më të varfra në rajon si dhe punëtorët e sektorit privat janë më të shtypurit.
“Dihet që Kosova është ndër shtete më të shkelura ndërsa pjesëmarrja në protesta e vogël. Punëtorët janë të shtypur tej mase prandaj nuk protestojnë. Mos të largohen nga puna padrejtësish”, u tha tutje.
“Kërkesë tjetër e jona është njohja e viteve të punës në vitet 1990. Të gjitha ata që kanë punuar në ato vite të ju njihet kjo e drejtë e punës. Dhe lus qeverinë e re që së shpejti të filloj me këtë procedurë. Kemi kontratën kolektive e cila nuk është aprovuar qysh në vitin 2018, kërkojmë që të rinovohet kjo kontratë. Zbatimi i ligjit të punës, besoj që punëdhënësit nuk e kanë lexuar ligjin e punës, pasi është duke u shkelur ky ligj”, tha ndër të tjera, Llumnica.
Të tjera
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...