Lajme

Shkaku i Coronavirusit anulohet vizita e Vuçiqit në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 14 March 2020

Për shkak të përhapjes së Coronavirusit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do ta bëjë vizitën e paralajmëruar në Gjermani, ku ishte paraparë të takohej me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi do të zhvillohet përmes video-konferencës.

“Takimi i planifikuar do të mbahet, por përmes një konference me video në mesditën e së hënës midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, thanë nga Zyra e Kancelares, për Deutsche Welle.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha në një konferencë të rregullt shtypi të premten se një zgjidhje e tillë erdhi pas një marrëveshjeje nga “të dy palët”.

-Advertisement-

“Të dyja palët ranë dakord të anulojnë vizitën e Vuçiq në Berlin,” tha Seibert.

Një masë e tillë nuk është një rast i izoluar, pasi u njoftua gjithashtu se takimi i planifikuar midis kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel dhe kancelares gjermane, u anulua për të njëjtën arsye.

Mediat e Beogradit raportuan se bisedimet midis Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiqit të hënën kanë të bëjnë me krizën e Kosovës, por edhe me luftën kundër Coronavirusit. /dw/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera