Lajme

Shkak ngricat, 14 persona kërkuar trajtim mjekësor vetëm gjatë vikendit

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 23 January 2018

Drejtori i Qendrës Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arbër Tolaj, ka theksuar se nga ngricat që janë paraqitur ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të borës, ata që kanë pësuar fraktura, janë personat e moshës së shtyrë.

Ai ka thënë për Telegrafin se regjionet e trupit që janë paraqitur më së shumti lëndime, janë ekstremitetet e poshtme.

“Mund të them se janë kërdhokullat, si pjesë më të dobëta, shtoja kësaj faktin se kemi të bëjmë me persona më të moshuar”, ka shtuar Tolaj.

-Advertisement-

Sipas tij, gjatë këtij vikendi, 14 persona kanë marrë trajtime mjekësor në QKUK, duke shtuar se te një pjesë e tyre ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Ai ka porositur qytetarët, me theks të veçantë ata që janë në moshë të tretë që të kenë kujdes më të shtuar gjatë këtyre ditëve dhe t’i evitojnë daljet e panevojshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera