Lajme

Shiu vërshon një lagje në Prishtinë, kërkohet të paditet komuna

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 13 October 2020

Reshjet e shiut kanë bërë që objekte në “Rrugën C” të bëhen të pakalueshme.

Shqetësimin për gjendjen e kësaj rruge i kanë shprehur vet banorët në rrjetet sociale.

Madje ata kanë pyetur se ku mund të kërkojë ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi.

-Advertisement-

“Ku mundem me kërku ndihmë për ketë rrugë, RRUGA C. Tmerr”, ka shkruar një nga banorët e kësaj rruge.

E një qytetar tjetër ka kërkuar që të paditet komuna.

“Askund. Sugjeroj me u bo një grup me padit Komunën për prishje të makinave, për rrezik në komunikacion etj”, ka shkruar ai.

Madje, qytetarët thonë se kanë tentuar mbi gjashtë herë që të kontaktojnë Komunën e Prishtinës, por thonë se nuk kanë arrit të marrin përgjigje. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera