FOKUSI NË BUJQËSI

Shiu e breshëri dëmtoi fermerët, iu shkon në vizitë ministri Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 06 August 2020

Reshje të mëdha të shiut e breshrit pati gjatë kësaj jave në krejt Kosovën.

Por, më të prekur nga këto reshje ishin komunat perëndimore të Kosovës, shkruan gazeta Infokus.

Kjo bëri që të dëmtohen shumë fermerë.

-Advertisement-

E në vizitë këtyre, do t’u shkoj këtë të enjte ministri i Bujqësisë Besian Mustafa.

Mustafa, gjatë kësaj të enjte do të jetë në komunën e Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut, shkruan gazeta Infokus.

“Ju njoftojmë se sot, datë 06 gusht 2020,  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e komunave të prekura nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë.

Ministri Mustafa do të qëndrojë tek fermerët e Komunës së Junikut në ora 10:30 –11:30,  në Komunën e Deçanit 12:00 – 13:00, në Komunën e Pejës në ora 13:30 – 14:45, si dhe në Komunën e Istogut nga ora  15:15 deri në orën– 16:15”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera