Lajme

Shitja e armëve i sjell Rusisë 15 miliardë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 07 February 2018

Rusia ka shitur në vitin 2017 armë që arrijnë vlerën e 15 miliardë dollarëve, një nivel i qendrueshëm në raport me vitin e mëparshëm, njoftoi sot agjencia e ngarkuar me eksportin e pajisjeve ushtarake, “Rosoboronexport”.

“Në vitin 2017, Rosoboronexport ka nënshkruar kontrata me vlerë prej rreth 15 miliardë dollarë me klientët e 53 vendeve”, deklaroi në një komunikatë drejtori i përgjithshëm i “Rosoboronexport”, Alexandre Mikheiev duke konfirmuar se këto rezultate mundësojnë për Rusinë mbajtjen e pozicionit dominues në tregun botëror të armatimit.

Në vitin 2016, Rusia kaloi vlerën e 15 miliardë dollarëve nga shitja e armëve duke eksportuar drejt 52 vendeve, përcjell Atsh.

-Advertisement-

Në vitin 2015, livrimi i pajisjeve ushtarake jashtë vendit arriti në 14,5 miliardë dollarë.

Sipas institutit të pavarur “Sipri”, SHBA-ja kryeson klasifikimin e eksportuesve të armëve për periudhën 2012-2016 (33 për qind e tregut total), para Rusisë (23 për qind), Kinës (6,2 për qind) dhe Francës (6 për qind).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera