Rozë

Shiti virgjërinë për 1.2 milionë euro, 20 vjeçarja shokon me deklaratën e saj

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 22 October 2018

Një studente në Francë, e cila shiti virgjërinë e saj online, është shprehur se ka rënë në dashuri me biznesmenin, të cilit i dha virgjërinë kundrejt parave.
20-vjeçarja Jasmine, vuri veten në shitje në sajtin Cinderella Escorts. Një zëdhënës i sajtit tha se një biznesmen i suksesshëm dhe i zgjuar, bankier në Wall Street, arriti të fitonte virgjërinë e vajzës, kundrejt pagës prej 1.2 milionë euro, duke mposhtur kështu një DJ nga Los Angeles dhe një agjent imobiliar nga Mynihu.

Mirëpo, studentja në Francë ka thënë kohët e fundit se ka rënë në dashuri me blerësin e virgjërisë së saj.

Jasmine është shprehur se është rritur në një familje besimtare dhe ka dashur ta ruante veten deri në martesë, por vendosi të shiste virgjërinë si një mënyrë për të gjetur para, për të filluar një biznes dhe për të udhëtuar përreth botës.

-Advertisement-

E reja u shpreh: “Jam e lumtur që shita virgjërinë dhe që njoha një klient të mirë. Isha pak nervoze në fillim, por në fund e pëlqeva me të vërtetë shumë. Ishte një zotëri dhe dukej shumë mirë. Nuk dua të hyj në detaje, por mund të them se do të frekuentohemi sërish bashkë. Është shumë herët të flasim për dashurinë, por diçka e mirë pritet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera