Rozë

Shiten gati të gjitha biletat e turneut të Dua Lipës në Britani (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 September 2017

Dua Lipa vazhdon me sukseset dhe bukuroshja shqiptare nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja e shumë hiteve do të fillojë turneun britanik në pranverë, kësaj radhe në lokacione më të mëdha.

Këngëtarja nga Prishtina pritet të nisë turneun në mbarë botën, por teksa sukseset e koncerteve në Amerikë s’po ndalen, ajo gati sa nuk i ka shitur biletat për turneun britanik.

-Advertisement-

Me një postim në rrjetin social Instagram ajo u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të marrin biletat e fundit, sepse ato vetëm sa nuk janë shitur. Ky është një sukses fenomenal për Duan.

Dua së fundmi ka publikuar një cover në përkujtim të Amy Winehouse, që u mirëprit nga adhuruesit e muzikës britanike

Pos tjerash, ajo së fundmi performoi në sallën e YouTube në New York, ku fascinoi të pranishmit me performancën “live” me bend.

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e madh të hitit “New Rules”, që ka thyer rekordet në vitin 2017 në muzikën botërore.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy