Lajme

Shiste heroinë në Zvicër, paguhej 2000 franga në muaj në Shqipëri!

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 June 2017

Personi 36 vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash. Është dënuar me 4 vjet burg

Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar një shtetas të Shqipërisë me katër vjet burg për tregti me drogë. Personi 36 vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash, shkruan luzernerzeitung.ch.

Trupi gjykues ka arsyetuar se dënimi relativisht i ulët që i është shqiptuar të akuzuarit përkundër shkeljeve të shumëfishta dhe të ndryshme të ligjit, ka të bëjë me sjelljet e tij të mira gjatë procesit të zhvilluar ndaj tij, transmeton albinfo.ch. Personi i përmendur i cili jetonte si i papunë dhe me borxhe, qe “punësuar” në Shqipëri për të shitur drogë në Zvicër.

-Advertisement-

Në muajin maj të vitit 2015 ai kishte ardhur në Zvicër për këtë qëllim dhe kishte filluar me shitje të drogës që në verën e atij viti. Prej atëherë deri në muajin mars të vitit 2016 kur është kapur, ai ka shitur 7-8 kilogramë heroinë, transmeton albinfo.ch. Për punën që bënte, atij i paguhej  nga bosët e tij një pagë mujore prej 2000 frangash që i dërgohej në Shqipëri ndërsa i mbuloheshin edhe shpenzimet e jetës në Zvicër.

Ai e ka pranuar veprën dhe me këtë, vendimi gjyqësor është bërë i plotfuqishëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera