Fun & Video

Shikoni si punëtorja rrahu dhe përzë hajnin e armatosur që tentoi ta plaçkiste

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 16 September 2021

Gruaja amerikane u detyrua të rrahet me hajnin e armatosur me revole në një restorant në shtetin e Illinois në SHBA. Ajo ka postuar xhirimin kamerave të sigurisë së konfrontimit me hajnin në rrjete social ku është lavdëruar për trimërinë e saj.

Punëtorja e rrjetit të restoranteve Subway Araceli Sotelo nga Rockford në Illinois ndali plaçkën në tentim me 5 shtator 2021 sipas kamerave të sigurisë.

Në video shihet si hajni i armatosur hyn pa prit në anën tjetër të banakut ku nuk lejohet dhe konfrontohet me shitësen. Përleshja nis me të dyve dhe Sotelo ja del që t’i heq revolen hajnit dhe e kap shpejt derisa hajni ka çantën e saj në dorë.

-Advertisement-

Sotelo e ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në TikTok ku e kanë shikuar më shumë se 9 milionë dhe mijëra komentues e kanë lëvduar Sotelon për trimërinë e saj.

Ajo të premten ka njoftuar se Subway ka pezulluar nga puna e saj pas incidentit. Kompania ende nuk ka komentuar rreth pezullimit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera