Lajme

Shikoni si e “kërcënon” nënkryetari i Kaçanikut regjisorin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 05 February 2019

Regjisori kosovar, Ben Apolloni, ka publikur disa fotografi të bisedës me nënkryetarin e Kaçanikut, Ylber Bajra.

Apolloni përmes postimit ka akuzuar nënkryetarin Bajrami se po e shqetëson, kërcënon e fyen.

E gjitha kjo për shkak të një komenti në facebook.

-Advertisement-

“Nenkryetari i Kacanikut, Ylber Bajraj me kercenon dhe me fyen. Kete e ben pasi i komentova ne nje status. Ka me shume qe nje ore qe nuk me le te qete. Po mendon qe po me frikeson, por ne fakt vec eshte kah me pengon. Se Ben Apolloni moti e ka hequr friken sic hiqet apendeciti”, ka shkruar Apolloni në Facebook.

Sipas tij, fyerjet e tij kanë vazhduar edhe më tutje.

Më shumë shikoni fotot më poshtë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera