Fun & Video

Shikoni se si veterinerja shpëton vajzën 2-vjeçare nga sulmi i qenit

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 24 June 2021

Një veterinere është bërë heroina e ditës në Spanjë, pasi ka shpëtuar një vajzë 2-vjeçare nga sulmi i një qeni American Stafford, që hyn te racat e qenve të rrezikshëm.

Vogëlushja po ecte për dore me nënën e saj, kur papritur qeni i vërsulet, e kafshon dhe e tërheq nga duart e nënës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si e ëma nuk e heq dot vajzën e saj nga kapja e qenit. Gjithashtu, edhe pronari i qenit nuk mundi dot ta ndalonte sulmin.

-Advertisement-

Në atë moment shfaqet Fatima Pelaez, pronarja e një klinike veterinare aty pranë, e cila ndërhyri për të shmangur tragjedinë.

“Dëgjova zhurmë dhe dola në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë qenin që kishte në gojë një fëmijë të vogël. Hoqa këpucën dhe e godita qenin në kokë, por prapë nuk e lëshoi. Instinkti më tha që t’ia hapja gojën me duar. Nuk mendova fare se qeni mund të më kafshonte mua, doja vetëm që qeni të lëshonte vajzën”, tregon Pelaez.

Vajza ka dëmtime në këmbë, por është në gjendje të mirë pas mjekimit të marrë.

“Nuk do ta harroj kurrë panikun që pashë në fytyrën e nënës dhe vajzës së saj të vogël. Pasi dolën nga spitali, erdhën më takuan. Qava nga gëzimi kur e pashë të voglën duke qeshur”, shtoi veterinarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera