Rozë

Shikoni sa është rritur djali i Silva Gunbardhit

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 03 July 2019

Silva Gunbardhi dhe bashkëshorti i saj Dafi Derti janë prindër të një djali që e kanë quajtur Dalvin. Dy të dashuruarit e publikojnë rrallë të voglin në rrjete sociale, pasi profilet personale ja kanë dedikuar muzikës, por sot me rastin e ditëlindjes së tij, Silva ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar. “Si sot katër vite më parë prisja me padurim të të kisha në krahë. Gëzuar ditëlindjen djali im”, shkruan këngëtarja krahas fotos së tij.

Duke qenë se i vogli i çiftit të njohur të showbiz-it është mbajtur i distancuar nga vëmendja mediatike, kjo foto na tregoi sa shumë është rritur dhe mezi e njohëm. Nga foto vihet re edhe ngjashmëria e madhe e Dalvit me të ëmën, ndërkohë që komentet me urime për të voglin nuk kanë munguar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera