Lifestyle

Shikoni ëndrra gjatë natës? Zbuloni domethënien e disa prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 10 January 2020

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë.

Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tuaja më të errëta, frikën dhe fantazitë intime.

Po çfarë do të thotë kur shihni në ëndërr zogj? Qofshin me ngjyra, të zinj apo të ngordhur, zogjtë në ëndërr kanë një kuptim më të gjerë.

-Advertisement-

1. Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj me ngjyra: Në botën e ëndrrave, ngjyrat janë të lidhura ngushtë me shprehitë emocionale dhe gjendjen shpirtërore. Çdo sfumaturë përfaqëson një ndjesi të ndryshme, një mendim të lirë dhe të pakushtëzuar. Mos u trembni, përkundrazi ndihuni me fat sepse ju presin gjëra shumë pozitive.

2. Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj të zinj: Sipas interpretuesve të ndryshëm, zogjtë janë të lidhur me botën e ideve dhe përfaqësojnë imagjinatën dhe fantazinë. Kur shihni në ëndërr zogj të zinj do të thotë që po kaloni një gjendje shpirtërore të trazuar. Ndiheni të frikësuar dhe të kërcënuar nga e tashmja, por edhe ajo që mund të ndodhë në të ardhmen.

3. Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj të ngordhur: Me siguri kjo është një nga ato ëndërra që nuk harrohet lehtë pasi është e rrethuar nga një mantel frike dhe misticiteti. Gjëja e parë që mund t’ju shkojë në mendje është ideja e humbjes së një njeriu të afërt, në të vërtetë kjo ëndërr simbolizon idealet dhe ambiciet që shpesh mbeten të parealizuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera