Lifestyle

Shikoni çfarë tregojnë majat e flokëve për ju!

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 18 June 2017

Pavarësisht se origjina e krijimit të majave të ndara të flokëve mund të jetë e njëjta, pra dëmtimi nga faktorë të jashtëm, kjo nuk do të thotë që çdo lloj maje është e njëjtë.

Zakonisht femrat ankohen për krijimin e tyre dhe fajësojnë mënyrën e larjes, ngjyrat e flokëve, tharjen apo stilimin e flokëve për krijimin e tyre. Por, çdo lloj maje tregon diçka ndryshe:

Maja ‘qiri’
Kjo majë duket si një qiri dhe është një fije e vogël e zgjatur në fund të fijes normale të flokëve. Këto maja këputen vazhdimisht dhe kanë nevojë për sa më shumë vajra apo maska për të parandaluar avancimin e tyre. Kjo lloj maje është faza e parë e dëmtimit të flokëve tuaj.

-Advertisement-

Maja e zakonshme, e ndarë në dysh
Kjo është maja më e zakonshme që mund të shikoni në flokët tuaj. Ajo vjen si shkak e ndarjes së qelizave të flokëve dhe mund të rregullohet lehtësisht me anë të trajtimeve të flokëve me ushqyes të ndryshëm. Zgjidhni maskat apo kremra e përshtatshëm për flokun tuaj për t’i zhdukur majat e ndara.

Maja e vogël
Është e ngjashme me ndarjen në dysh të fijes së flokëve, por maja e krijuar është më e vogël. Kjo do të thotë që jeni në fazën fillestare të krijimit të majave të ndara dhe jeni në kohë për t’i rregulluar ato lehtësisht.

Majat treshe
Këto maja ngjajnë si dhëmbët e pirunëve dhe janë më pak të zakonshme. Ato tregojnë një dëmtim më të madh të fibrës së flokëve dhe është e nevojshme të bëni një trajtim të thellë të tyre. Në këtë rast këshillohet edhe prerja e tyre për të shmangur krijimin e mëtejshëm të majave treshe.

Majat ‘pemë’
Janë ato maja të cilat kanë më shumë se 3 ndarje dhe zakonisht krijohen vetëm në një anë të fijes së flokëve. Në këtë rast duhet të caktoni në takim me floktaren sa më shpejt dhe të përdorni sa më shumë produkte ushqyese pasi flokët tuaj do të këputen gjithmonë e më shumë.

Nyja
Maja e cila duket sikur fija juaj është bërë nyje zakonisht krijohet tek flokët kaçurrel nga ngatërrimi i tyre dhe volume që kanë. Në këtë rast duhet të jeni të kujdesshëm kur i krihni flokët, për të mos i këputur ata. Përdorni zbutës gjatë larjes së flokëve për të parandaluar krijimin e tyre dhe për t’i krehur sa më lehtësisht flokët tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera