Shikoni çfarë kërkese absurde i bën Vetëvendosje RTK-së për sonte
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 12 February 2021
Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar RTK-së që t’ia lëshojë hapësirën televizive prej orës 21:00 deri në orën 22:30, për ta transmetuar aty paraqitjen që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë zgjedhur ta bëjnë të mediet e afërta me LVV-në. Më pas LVV-ja ka tentuar që ta blejë si hapësirë reklamuese për ta transmetimin e debatit.
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe numri dy i listës së tij, Vjosa Osmani, do të dalin sot në një intervistë të përbashkët. Emisioni do të transmetohet në të gjitha mediave kosovare, që nuk kanë qasje kritike ndaj LVV-së.
Përveç që paraqitja, e ashtuquajtur “debat”, do të transmetohet në të gjitha mediet që në këto zgjedhje kanë qasje pro LVV’së, partia e Kurtit ka provuar që të blejë hapësirë televizive në RTK, për ta transmetuar intervistën që Kurti e Osmani do ta japin te Ermal Panduri.
Një zyrtar për marketing i televizionit publik i ka thënë zyrtarit të Lëvizjes Vetënendosje, përmes email-ave se orari të cilin po kërkonte ta rezervonte kjo parti është i ndarë për debatin e RTK’së dhe se është e papranueshme që në televizionin publik të rezervohej koha televizive për një debat të një mediumi tjetër.
Express merr vesh se RTK-ja i ka kërkuar që së paku të ketë një gazetar të vetin në panel, që debati të transmetohet edhe aty, por Vetëvendosje nuk ka pranuar. RTK’ja i ka kërkuar partisë së Kurtit që debati të bëhej në një hapësirë më neutrale, e jo në një televizion privat, por as këtë nuk e ka pranuar LVV-ja.
Në fund, sic shihet në email-at të shkëmbyera mes RTK’së e LVV’së, kjo e fundit ka tentuar që të blejë hapësirën televize për një orë e gjysmë.
Në përgjigje përmes email-it, zyrtari i RTK-së i ka thënë LVV-së se “ju por edhe partitë e tjera mund të merrni hapësirën me pagesë për tubimet e juaja, por jo të transmetojnë debate të televizioneve tjera”.
Intervista realizohet nga RTV Dukagjini dhe KTV’ja, por Kurti e Osmani kanë zgjedhur panelistët që do t’iu bëjnë pyetje.
Siç mëson Express, Kurti ka refuzuar që në panel të jetë gazetari Vehbi Kajtaz. Ndërkaq, Osmani nuk ka pranuar që të përballet me analistin Imer Mushkolaj.
Kajtazi dhe Mushkolaj ditë më parë në RTV Dukagjini janë përballur me dy kandidatët për deputetë, Hekuran Muratin dhe Armend Mujën, të cilët dukej se e kanë humbur keq atë debat.
Sipas njoftimit të medieve ku do të transmetohet paraqitja e Osmanit dhe e Kurtit, ata do të përballën me analistë dhe “për 90 minuta ata do të përgjigjen në temat e ndryshme dhe do të sqarojnë vizionin e tyre për vendin”.
Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërsa lideri i LVV’së, ka refuzuar të dalë në debate me kandidatët e partive të tjera për kryeministër. Sipas Kurtit, ai nuk është i barabartë me kundërshtarët e tij
Një qasje e tillë e liderëve politikë është e njohur në Kosovë. Kësisoj kishte vepruar edhe ish-kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, në fushatat kur ai garonte për zgjedhjet parlamentare.
Kurti përvec që nuk ka dalë në debate me kundërshtarët e tij politikë, nuk është përballur as me gazetarët dhe analistët të cilët e kritikojnë. Ai ka refuzuar ftesat publike që i janë bërë nga paneli i debatit në Televizionit 7.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...