Sport

Shikojeni vrapimin e ‘çmendur’ të Alisson Beckerit, i cili asistoi të goli i Salahut (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 19 January 2020

Liverpooli ka triumfuar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Premerligë ,shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Anfiled Road’, të besuarit e Jurgen Klopp arritën fitoren e 21 nga 22 ndeshje të zhvilluara.

Golin e parë për ‘The Reds’ e shënoi mbrojtësi Virgil Van Dijk në minutën e 14’ të takimit.

-Advertisement-

Kur të gjithë menduan së ndeshja po përfundonte me rezultat minimal, në skenë doli portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, i cili dhuroi një asistim fantastik për Mohamed Salahun, i cili e konkretizoi në gol pasimin maestral të brazilianit.

Pasi egjiptiani realizoi gol, Alissoni vrapoi nga porta e tij dhe shkoi direkt në sulem për të festuar se bashku me sulmuesin egjiptian.

Më poshtë keni videon, ku Alisson Becker vrapon nga porta e tij, deri të porta e kundërshtarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera