Lajme

Shikojeni reagimin e deputetit të AKR-së, kur Ymeri e quan Haradinajn ‘patericë’

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 26 November 2017

Lëvizja Vetëvendosje sot festoi fitoren e Shpend Ahmetit në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Në këtë tubim pjesëmarrës ishin të gjithë krerët e Vetëvendosjes.

Në fjalën e tij, lideri i VV-së, Visar Ymeri tha se asnjë parti anti VV nuk mundi ta mposhtë Shpend Ahmetin sado që u munduan ta përmbysin rezultatin.Theks të veçantë ai i dha PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.Këtë të fundit ai e quajti ‘patericë të Ramush Haradinajt’.

-Advertisement-

Në videon e lajmi.net shihet teksa aleati i VV-së për Prishtinën njëherit edhe deputet i AKR-së, Islam Pacolli qesh me fjalët e Ymerit për AAK-në duke harruar që është në bashkëqeverisje në nivel nacional me këtë parti.

Madje, Pacolli ishte njëri nga deputetët që ngriti dorën për ta bërë Haradinajn kryeministër.Para se të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale, kujtojmë se AKR ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në, mirëpo lideri i kësaj partie Behgjet Pacolli braktisi këtë koalicion duke iu bashkuar atij të PAN-it nga i cili përfitoi postin e ministrit të Jashtëm dhe tri ministri të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera