Sport

Shikojeni perlën e realizuar nga Armend Thaqi ndaj Gjilanit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 08 July 2020

Golin e vetëm për Prishtinën në humbjen 2-1 nga Gjilani e realizoi kapiteni, Armend Thaqi në minutën e 81’ të ndeshjes, shkruan Gazeta inFokus.

Thaqi shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në momentin kur rezultati ishte 2-0 për gjilanasit dhe kur kryeqytetasit po luanin pa Visar Bekajn e përjashtuar me karton të kuq në minutën e 50’.

Më poshtë keni golin e mbrojtësit të djathë të ‘bardhekaltërve’.

-Advertisement-

Ndryshe, pas përfundimit të këtij takimit ka pasur tensione të mëdha, ku prishtinasit kanë shfaqur pakënaqësi ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, e me pas ka ndërhyrë edhe polica e Kosovës, të cilët kanë hedhur gaz lotësjellës, ku kanë pësuar lëndime jo të renda trajneri Armend Dallku dhe disa lojtarë tjerë të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera