Lajme

Shikojeni këtë ‘alamet burri’ shqiptar si kapet nga kamerat duke vjedhur kuletën

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 25 July 2018

Personi që shihni në këtë foto këtë të martë u largua nga klinika e dietologes Blerina Bombaj me 20 mijë lekë të reja. Paratë ndodheshin në çantën e një punonjëseje të klinikës dhe sëbashku me to, autori mori edhe mjetet e identifikimit që ndodheshin në portofol.

Ka qenë vetë dietologia Bombaj, e cila e ka bërë publik këtë rast në rrjetet sociale. Në dy postime, ajo tregon se autori, pasi mori portofolin zbriti shkallët dhe u përshëndet me punonjësen plot mirësjellje.

“Dhe pasi vodhi portofolin e Valmirës, zbriti shkallët dhe u përshëndet me të plot miresjellje! Ju lutem shpërndajeni”, shkruan dietologia.

-Advertisement-

Bombaj kërkon ndihmë për identifikimin e autorit, ndërsa sqaron se pamjet e kapura nga kamerat e klinikës janë dërguar në polici, ku është depozituar denoncimi për personin në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera