Sport

Shikojeni golin dhe festen e ‘çmendur’ të Kosovës U21 pasi mposhtën Shqipërinë U21 në fund të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 16 November 2021

Arlind Sejdiu i’a ka siguruar tri pikë kombëtares së Kosovës U21, pasi shënoi një gol fantastik në minutën 90+1’ për ta mposhtur Shqipërinë U21 me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Pas golit të Sejdiut futbollistët dhe stafi i ‘Dardanëve’ u gëzuan shumë dhe festuan si të ‘çmendur’.

Golin tjetër për kosovarët e realizoi Erolind Krasniqi në minutën e 66’, kurse për shqiptarët shënoi Bernard Karrica.

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e pesta në Grupin G me 6 pikë, kurse Shqipëria mbetet e treta me 9 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera