Lajme

Shikimi interesant i Milot Rashices derisa “shushullaten” në vesh Kadri Veseli e Agim Ademi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 14 June 2019

Milot Rashices derisa “shushullaten” në vesh Kadri Veseli e Agim Ademi (Foto)

Milot Rashica është çuditur të premten në Prishtinë derisa është bërë prezantimi zyrtar i Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Infokus ai shihet tejet i habitur derisa bisedojnë Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Kryetari i Federatës së Futbollit Agim Ademi.

-Advertisement-

Gjithë këta kanë marr pjesë në prezantimin e projektit të stadiumit Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Me 30 mijë ulëse, në mes të Kosovës saktësisht afër aeroportit ‘Adem Jashari’, me fusha ndihmëse, konvikt për lojtarët, i rrethuar me hotele, dyqane, pishina e gjëra e të tjera rekreative, është projektuar stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili po konsiderohet si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës.

Për nisjen e ndërtimit të këtij stadiumi futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, kanë shprehur falënderimin dhe gëzimin e tyre përmes një dokumentari të shkurtër. Ata thanë se do t’ua kthejnë këtë të mirë me fitore.
Me këtë rast kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se Kosova do ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan.
E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky është projekt më kapital sa i përket investimit në historinë e Kosovës. Ai bëri të ditur se për disa muaj do të fillojë edhe realizimi i këtij projekti.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se Stadiumi Nacional përveç rëndësisë së madhe që ka për futbollistët, ka një rendësi shumë të madhe për qytetarët kosovarë, të cilët janë një popull që e duan futbollin, ndërsa interesimin e tyre të madh në numër nuk kanë mundur ta plotësojnë me stadiumin aktual ‘Fadil Vokrri’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera