Sport

Shijoni përsosmërinë e një gjeniu si Xavi Hernandez (video) Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 03 May 2019

Dje, Xavi Hernandez, ish-kapiten i Barcelonës, një nga legjendat e këtij klubi, njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni. Pra, do të “pensionohet” edhe nga Al Sadd, skuadra ku luan prej vitit 2015 në Katar.

Jehonë nga të gjitha mediat botërore me këtë rast, ndërsa spanjollja “AS” iu është referuar cilësive të padiskutueshme të këtij gjeniu të mesfushës në tapetin e blertë, sidomos për vizionin që kishte për lojën dhe pasimet e sakta.

Nën shënimin “teknika dhe vizioni i madh për lojën i bënin pasimet e tij thjesht të përsosura”, kjo media iberike, që në fakt është pranë Real Madridit, i ka bërë nderin e duhur ikonës së Barcelonës. Këtë e ka mundësuar përmes një videoje, ku ka përmbledhur disa nga pasimet brilante të 39-vjeçarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera