Sport

Shijojeni këtë superdepërtim dhe superasistim të Bersant Celinës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 18 January 2020

Bersant Celina ka bërë një superasistim sonte në ndeshjen e Swanseas kundër Wigan Athletic në Championshipin anglez.

Celina ka pasur një paraqitje tepër të mirë sonte kundër skuadrës se parafundit në Championshipin anglez, Wigan Athletic.

Wigan kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 16-të, por Swansea barazoi në minutën e 19-të.

-Advertisement-

Asistimi perfekt i Celinës vije në minutën e 67-të.

Ai bëri një superdepërtim në anën e majtë e ku pasoi për Andrew Ayew e ku ky i fundit shënoi me thembër në portën kundërshtare.

Pas xhiros se 28-të Swansea është në vendin e pestë me 45 pikë, kurse Wigan është në vendin e 23—të me vetëm 23 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera