Shëndetësi

Shijet në cigaret elektronike janë toksike

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 05 February 2018

Hulumtimet e fundit të botuara në revistën “Frontiers in Physiology” shqyrtojnë efektin e avujve të cigareve elektronike në dy lloje të qelizave të bardha të gjakut. Gjetjet sugjerojnë se përbërësit në shijet e përdorura në cigaret elektronike janë toksike.

Lëngjet pa nikotinë në cigare elektronike mund të jenë mjaft toksike, sipas hulumtimeve të reja, transmeton Indeksonline.

Përkundër faktit se cigaret elektronike (e-cigare) ndihmojnë disa njerëz që të lënë duhanin, pajisjet përmbajnë shumë kimikate, efektet shëndetësore të të cilave ende po hetohen.

-Advertisement-

Për shembull, disa studime që janë raportuar tregojnë se cigaret elektronike mund të kenë efekte negative kardiovaskulare dhe se ato mund të ngadalësojnë ritmin e zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera