Lajme

 “Shihni se çfarë bënë me pensionet kur vet ishin në pushtet” – Hekuran Murati i reagon opozitës për rritjen e pensioneve

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 08 October 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur opozitës në lidhje me çështjen e rritjes së pensioneve.

Murati duke e prezantuar një grafikë në profilin e tij në Facebook, shkroi se opozita sa ishte në pushtet nuk i rri pensionet.

“Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite:

-Advertisement-

Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:

+0 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën:

+15 euro rritje gjatë mandatit.

Qeveria Kurti:

+30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro”.

Tutje, Murati tha se ‘përveç skemës së pensionit bazik, janë rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera