Sport

Shihni golat e Messit ndaj klubeve angleze, Liverpoolit s’i ka shënuar kurrë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 01 May 2019

UEFA ka publikuar një video në llogarinë e saj në Youtube, ku janë grumbulluar të gjitha golat e Lionel Messit kundër klubeve angleze,

Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar gjithsej 24 gola ndaj klubeve angleze, në 32 ndeshje që ka luajtur përballë tyre.

Sot, argjentinasi do të ketë përballë një tjetër skuadër angleze, Liverpoolin, me të cilën do të luajë në “Camp Nou” gjysmëfinalen e parë të Champions League.

-Advertisement-

Skuadrës që aktualisht drejtohet nga Jurgen Klopp, Messi nuk i ka shënuar asnjë herë në 2 ndeshjet që ka luajtur kundër saj.

Statistikat e Messit kundër klubeve angleze:

Chelsea | Paraqitje: 10 | Gola: 3

Arsenal | Paraqitje: 6 | Gola 9

Manchester City | Paraqitje: 6 | Gola: 6

Manchester United | Paraqitje: 6 | Gola: 4

Tottenham | Paraqitje: 2 | Gola: 2

Liverpool | Paraqitje: 2 | Gola: 0

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera