Shihni ëndrra duke bërë seks? Ja shpjegimi tyre
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 17 April 2018
Je zgjuar ndonjëherë konfuze për ëndrrën seksuale që ke parë gjatë natës? Para se të dalësh në përfundime, të tipit ishte një shenjë që duhet të divorcohesh ose që i dashuri po flirton me një tjetër, duhet të dish: ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë fare me seksin.
Ja çfarë nënkuptojnë ato me të vërtetë:
Kur tradhton bashkëshortin
Një ëndërr si kjo, shpesh, shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde. “Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Ian Wallace, psikolog, ekspert ëndrrash. Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Wallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.
Të bësh seks gej, kur je hetero
“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.” Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.
Seks me një njeri pa fytyrë
“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace. Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.
Seks me shokun më të ngushtë
Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme, shkruan revista class. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.
Kalon një orgazëm të vërtetë
Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve. Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seksuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.
Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot
Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.
Seks me…
Bradley Cooper ose Beckham. Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo. Lum ti…dhe Bradley!
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...