Lajme

Shifrat tregojnë se 2023-ta ishte vit i të reshurave të shiut

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 19 March 2024

Të dhënat e ASU-së tregojnë se nëse gjithsej numri i ditëve me reshje në Prishtinë në vitin në vitin 2023 ishte 156 ditë, kurse në vitin 2022 ishte 135 ditë, ose 15,6% me shumë se në vitin 2023.

Temperatura mesatare maksimale mujore (në muajin korrik) në vitin 2022 ishte 30.5 °C, kurse në vitin 2023 ishte 30.1 °C.

Bazuar në të dhënat e ASU-së, temperatura mesatare maksimale vjetore në vitin 2022 ishte 18.3 °C, ndërsa në vitin 2023 ishte 18.9 °C.

-Advertisement-

Temperatura mesatare minimale vjetore në vitin 2022 ishte 6.1 °C, ndërsa në vitin 2023 ishte 6.6 °C. Në vitin 2022, rreth 99,83% e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publik të menaxhuara nga kompania rajonale e ujësjellësit (KRU); ndërsa 0,17% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik.

Uji i shfrytëzuar për ujitje në bujqësi të dhënat statistikore për ujin e shfrytëzuar për ujitje në bujqësi tregojnë se nga viti në vit ka pasur ndryshime të theksuara të vlerave sasiore.

Në vitin 2023, gjithsej sasia e ujit të shpenzuar për ujitje në bujqësi ishte 102.80 mil.m³/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022 kishte një rritje prej 10,2%.

Ky publikim ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë. Në mënyrë modeste, publikimi synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm për gjendjen e ujërave në Kosovë.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tashme të këtij sektori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera