Shifrat janë alarmante: Brenda një viti në Kosovë ndodhin deri në 120 aksidente me fatalitet

Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 15 November 2022
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, dje ka filluar fushata “Përkujto, mbështet, vepro”, e cila organizohet që tetë vjet në vendin tonë.
Për të folur më shumë rreth kësaj dite dhe aktiviteteve që do të organizohen, të ftuar në emisionin “Aktual” në RTK ishin Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit.
Mazreku tha se numri i të vdekurve dhe i të lënduarve në aksidente të trafikut është shumë i madh.
“Çdo vit ndodhin 100 deri 120 aksidente me fatalitet në Kosovë. Që nga viti 2002 deri më tani, mbi 2.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Nëse flasim për të lënduarit, është numër shumë më i madh. Më e keqja është se ky trend po rritet”, tha ai.
Mazreku falënderoi Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) për organizimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor.
Ai tregoi se të premten do të mbajnë edhe një tryezë, në të cilën do të japin të dhëna të plota për aksidentet me fatalitet, me të lënduar dhe me dëme materiale në trafik.
Ndërsa Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit bëri me dije se fushata “Përkujto, mbështet, vepro” bëhet për parandalim e aksidenteve në trafikun rrugor.
“Prej 2015-s jemi duke organizuar në Kosovë Javën ose Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor. Secilin vit kemi organizuar aktivitete të ndryshme. Kjo fushatë organizohet në gjithë botën për të njëjtën kauzë: për siguri më të madhe në rrugë dhe për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor”, – tha Krasniqi.
Sipas tij, problem në shkallë botërore është neglizhimi për ta gjetur arsyen e këtyre aksidenteve.
“E gjithë bota po kërkon zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve në trafik. Edhe Kosova po kërkon zbardhjen dhe hetimin e plotë të këtyre aksidenteve mirëpo, ashtu si këtu, në gjithë botën kemi një problem, pasi në disa raste persona të caktuar i neglizhojnë këto aksidente. Të aksidentuarit apo familjarët që e kanë humbur më të dashurin e tyre në aksident trafiku asnjëherë nuk e marrin arsyen dhe shkakun”, tha Krasniqi.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...