Fokus

Shifrat e COVID-19| Pse në shtator ka më pak të infektuar se në gusht?

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 10 September 2020

Në disa raste shkruan se në statistika janë përfshirë edhe testimet nga laboratorët private.

Por, në disa raste tjera IKSHPK, në statistikat e publikuara nuk i përmend fare laboratorët private, e testet që kryhen aty, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, në bazë të numrave të publikuar nga IKSHPK, po del që muaji shtator të jetë më i lehtë sa i përket koronavirusit.

-Advertisement-

Në bazë të statistikave të 7 ditëve të para të shtatorit, e të cilat u publikuan nga IKSHPK, del që pozitivë me COVID-19 janë shtuar 750 rate, ndërsa kanë vdekur 43 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.

Për dallim, në muajin gusht, 7 ditët e para, pozitiv kishin dalë 1356 raste dhe kishin ndërruar jetë 76 qytetarë.

Megjithatë, ani pse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, me datë 19 gusht kishte thënë që Instituti publikon edhe rezultatet e laboratorëve privat, e që kjo tregohet edhe në njoftimet e tyre, ku shkruan se mostrat janë marrë edhe nga laboratorët private, kështu nuk ndodhë gjithmonë.

Më 6 shtator në njoftimin e Insitutit thuhet që rezultatet janë edhe nga laboratorët privat.

Por, kështu nuk thuhet në rezultatet e publikuara të një dite më pas më 7 shtator, shkruan Gazeta Infokus.

E nëse mblidhen këto statistika del që pavarësisht që tash edhe me laboratorë privat e që thuhet se numërohen e publikohen nga Instituti, në 7 ditët e para të shtatorit të jenë kryer veç 76 teste më shumë./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

A po fshihen rezultatet e testeve që bëhen nga privatët?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera