Lajme

Shifra të larta me COVID-19 në Shqipëri: 17 të vdekur dhe 1153 raste të reja

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 20 February 2021

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njofruar se brenda 24 orëve të fundit  1153 qytetarë janë infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkohë 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

-Advertisement-

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull”, thuhet në njoftim

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera