Lajme

Shifra të larta: 124 persona u infektuan në 24-orët e fundit me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 21 October 2020

Numri i personave që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe gjatë 24-orëve të fundit mbetet mjaftë i lartë.

Vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë infektuar 124 persona, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

-Advertisement-

“Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera