Sport

Shifra stratosferike, ja sa pritet të fitojnë dy bokserët nga meçi i madh Joshua – Fury

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 12 May 2021

Tashmë pothuajse është gjithçka e kryer në lidhje me meçin e madh në mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

Edie Hearn beson se dueli Joshua–Fury do të zhvillohet në një nga datat 7 ose 14 gusht.

Lojërat Olimpike të Tokios janë programuar në kalendar për t’u mbyllur më datën 8 gusht, kështu që sipas menaxherit londinez me shumë gjasa kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 gusht, gjithsesi caktimi i datës së saktë pritet të zgjidhet pikërisht gjatë këtyre ditëve.

-Advertisement-

Në meçe të tilla të ardhurat financiare kanë qenë gjithmonë në shifra stratosferike, ashtu priten të jenë edhe kësaj here.

Këtë radhë mendohet që gjithçka fillon nga shuma e 150 milionë dollarëve, që ofrojnë princat sauditë, shifër që natyrisht nuk përmbledh paratë që do të grumbullohen nga reklamat dhe aktivitetet e tjera jashtë meçit, kështu që me një llogari të përafërt dy boksierët do të fitojnë nga 100 milionë sterlina secili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera