Lajme

Shifra rekorde: Ukraina publikon numrin e shtetasve të huaj që po i bashkohen në luftën kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 03 March 2022

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se shumë shtetas të huaj i janë përgjigjur kërkesës për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë që ka nisur para një jave, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, rreth 16 mijë luftëtarë vullnetarë nga shtete të ndryshme do ti bashkëngjiten ukrainasve për ta luftuar agresionin rus.

Shumica e vendeve perëndimore kanë dhënë përkrahje për shtetasit e vet që duan t’i dalin në krah Ukrainës edhe në frontin e luftës kundër Rusisë.

-Advertisement-

Ndërkaq Kosova e ka të ndaluar me ligj që shtetasit e saj t’i bashkohen çfarëdo konflikti të armatosur jashtë vendit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera