Lajme

Shifra marramendëse, ja sa do të paguhet për tri javë eksperti gjerman në KEK

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 December 2021

Hiq më pak se 248 mijë euro do të paguhet eksperti që erdhi nga Gjermania për të rregulluar problemin me turbinën në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Derisa dita e tij i bie të paguhet rreth 12 mijë euro për kohën që do të qëndrojë në Kosovë për të rregulluar prishjen e mundshme.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Prokurimit të Korporatës Ektroenergjetike të Kosovës (KEK), përmes një njoftimi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për nënshkrimin e kontratës më kompaninë gjermane për “Angazhimi i ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët të njësisë B2 në TCB”.

-Advertisement-

Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes së turbinës me datën 14 dhjetor.

Për të sanuar dëmet, zyra e prokurimit të KEK-ut ka lidhur kontratë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me kompaninë “GE Steam PoWer Service France Representative Office in Kosovo”. Kjo kompani është kontraktor i rregullt i KEK-ut që merr kontrata me procedurë të negociuar edhe për rregullimin vjetor të turbinës.

Është raportuar se në përbërje të kompanisë gjermane, e cila ka shumë degë nëpër botë, do të jetë vetëm një ekspert i cili më shumë do të asistojë tek inxhinierët e KEK-ut.

Vlera e parashikimit të kontratës nga ana e KEK ka qenë 200 mijë euro, por kompania gjermane nuk është pajtuar më këtë shumë. Kësisoj vlera është rritur edhe për 48 mijë euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera