Sport

Shifra e pabesueshme që i kushton Manchester United shkarkimi i Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 18 December 2018

Pas rezultateve të dobëta, Manchester United vendosi ta shkarkojë sot Jose Mourinhon.

Skuadra angleze është 19 pikë larg kreut të tabelës, por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions League.

Shkarkimi i Jose Mourinhos do t’i kushtojë Manchester United 26.7 milionë euro.

-Advertisement-

Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët e mëparshëm, David Moyes dhe Louis van Gaal.

Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajner, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera