Lajme

Shifra alarmante të aksidenteve, në 15 vitet e fundit çdo të tretën ditë një person humb jetën

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 31 July 2017
Rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të vdekjes. Në këto 15 vjetët e fundit pothuajse çdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku.
Nga rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti, të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente.

Këto janë të dhënat zyrtare që gazeta “Zëri” ka siguruar nga Policia e Kosovës. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006-a me 178 të vdekur, 2009-a me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur.

Ndërkohë, vetëm deri në qershor të këtij viti të vdekur kanë mbetur 51 persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera