Lajme

Shifra alarmante! Shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 18 September 2020

Me ardhjen e vjeshtës numri i të infektuarve më koronavirusi ka ardhur duke u rritur. Dje OBSH njoftoi se Europa shënoi një numër më të lartë rastesh sesa në mars.

Sipas universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar mbi 30 milionë. Gjithashtu bëhet me dije se numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në mbi 940 mijë, që kur virusi u shfaq në Kinë vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili janë vendet më të goditura nga virusi. Shumë vende tani po raportojnë për një valë të dytë infektimesh.

-Advertisement-

Nga autoritetet është ngritur shqetësimi se kjo valë e dy e pandemisë në një moment kur dimri po afrohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera