Shifra alarmante, Sejdiu: Mbi 600 mjekë e mbi 1,000 infermierë kanë ikur nga vendin
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 10 February 2023
Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e ka cilësuar si alarmante ikjen e mjekëve nga Kosova.
Ai ka thënë se ikje të mjekëve ka pasur edhe në të kaluarën por vitin e fundit ky numër është rritur drastikisht.
Ai ka thënë se vetëm në muajin janar të këtij viti 32 mjekë janë larguar nga Kosova.
Sipas kreut të odës së mjekëve, gjatë një viti më shumë mjekë largohen nga Kosova sesa diplomojnë dhe sipas tij, kjo është tejet shqetësuese.
Në bazë të hulumtimeve nga Oda e Mjekëve të Kosovës del se paga nuk është arsyeja kryesore e largimit të tyre nga vendi. Ai deklaron se paga shpesh herë del të jetë arsyeja e fundit e largimit të tyre.
“Tash e katër vite oda e mjekëve është duke e monitoruar këtë proces të ikjes së trurit nga Kosova dhe mbi 600 mjekë janë larguar, ndërsa vetëm në vitin 2022 mbi 200 mjekë kanë lëshuar vendin, pra kemi një trend të rritjes. Bashkë me këta mjekë vendin e kanë lëshuar mbi 1,000 infermierë, ëka i bie se kemi deri 700 ekipe mjekësore më pak në vendin tonë dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe nuk e di se si kjo qeveri do të arrij ta ndal këtë trend të ikjes”, ka shtuar Pleurat Sejdiu në T7.
Sipas tij, arsyet e ikjes së mjekëve janë kushtet e punës, siguria në punë dhe e treta paga, ndërsa që në hulumtimin e fundit rreth trendit të ikjes ka dal se arsyeja kryesore e largimit të tyre është punësimi.
“Ky ndryshim është vërejtur në vitin e fundit ngase kemi mbi 360 mjekë të diplomuar dhe të papunë, shkak mund të jetë planfikimi jo i mirë i qeverisë qendrore.”
Të tjera
-
Në përmbyllje të mandatit, Hovenier bashkë me Osmanin do të bëjnë homazhe te shtatorja e Rugovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me p...
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...