Lajme

Shifër e frikshme| Kaq të infektuar me COVID-19 janë në oksigjeno-terapi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 11 August 2020

Numri i të infektuarve që janë në oksigjeno-terapi ka kaluar shifrën 400.

Në fakt janë total 419 të infektuar në Kosovë të cilët po marrin oksigjen me asistencë, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa 628 pacientë janë të shtruar nëpër spitale në Kosovë.

-Advertisement-

“Bazuar në raportimet e të gjitha njësive në nivel të ShSKUK-së, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme trajtim shëndetësor po marrin 628 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19,  440 prej tyre të konfirmuar me Covid, 419 me oksigjeno-terapi”, thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Njoftim ky pas takimit të Komitetit për menaxhim të situatës me COVID-19, shkruan gazeta Infokus.

“Komiteti  për menaxhim të situatës me Covid-19, i Shërbimit  Spitalor dhe Klinik Universitar të  Kosovës (ShSKUK), ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin është shqyrtuar situata e fundit me Covid-19 në klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera shëndetësore, nën menaxhim të ShSKUK-së.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar anëtarët e komitetit në lidhje me hapat që janë ndërmarrë nga ShSKUK për menaxhim të situatës.

Anëtarët e komitetit kanë raportuar në lidhje me trajtimin e pacientëve me Covid, numrin e pacientëve të shtrirë dhe pacientëve të trajtuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera