Shi “acid”, 16 të vdekur, hapet gropa gjigande mes autostradës!

Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 15 June 2022
Shirat e rrëmbyer në Guatemalë janë bërë shkas për vdekjen e 16 personave, ndërsa prej motit të keq në vend janë prekur gjysëm milionë banorë.
Pasojat e tyre u panë qartë edhe në dëmtimin e skajshëm të njërës prej autostradave kryesore që lidh kryeqytetin me rajonet jugore, në mesin e të cilit është sjfaqur një gropë gjigande, që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë pjesë të rrugës për trafikun.
“Në 6 të mëngjesit, rruga thjesht u shemb dhe ne mbetëm me një gropë gati tre metra të gjerë që na e komplikon jashtëzakonisht shumë situatën. Tani duhet të shohim mundësitë që ta mbyllur krejtësisht trafikun për në veri. Nga katër korsi që përdoren zakonisht, tani kemi lënë hapur vetëm njërën.”- tha Henry Quevdo
Autoritetet vendase njoftuan se shumica e viktimave nga moti i keq, e humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Në mesin e tyre, sipas France 24 ishte dhe një nënë me 6 fëmijët e saj.
Shirat e dendur të shoqëruar nga erëra të forta, kanë shkaktuar rrëshqitje toke, rëshqitje dherash, përmbytje dhe shembje në infrastrukturë dhe objekte në shumë pjesë të këtij vendi të Amerikës Qendrore.
Të tjera
-
AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Dikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e ...
-
Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha sta...
-
PAMJE/ Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna
Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihe...
-
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrug...
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...